Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetari i parlamentit të Kroacisë takohen në Kroaci në prag të Samitit të NATO-s.Bebiç: Pas anëtarësimit në NATO, bashkë drejt BE-së.
Dhjetë muaj pas takimit në Tiranë Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetari i parlamentit të Kroacisë Luka Bebiç ritakohen në Kroaci, tashmë në një moment kulmor të procesit integrues në NATO, në prag të Samitit në Strasburg dhe Kehl dhe anëtarësimit të plotë të dy vendeve.
Vizita e Kryetares së Kuvendit realizohet në këtë moment të kurorëzimit të suksesshëm të idesë së zotit Bebiç në maj të vitit 2008 kur ai vizitoi Tiranën e kur mori udhë inisiative e një letre të përbashkët drejtuar parlamenteve të 26 vendeve anëtare të NATO-s, për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit, letër që mori shumë shpjet një përgjigje pozitive nga të gjithë parlamentet, duke përshpejtuar përfundimin e procesit të ratifikimit të këtij protokolli nga vendet anëtare.
Nuk është e rastësishme kjo ftesë në këto kohë, tha zoti Bebiç.
Ardhja ime në Tiranë u bë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe në prag të nënshkrimit të protokollit. Ardhja juaj në Kroaci përkon me pragun e një ngjarjeje historike, samitin e Strasburgut, ku vendet tona pritet të bëhen anëtare me të drejta të plota.
Ne do të vijojmë së bashku këte rrugë tha ai, duke shprehur
bindjen se edhe problemet e lindura në këtë moment për Kroacinë, do të tejkalohen.
Unë jam shumë e lumtur tha Kryetarja e Kuvendit që homologët e 26 vendeve anëtare të NATO-s na mbështetën duke përshpejtuar në të shumtën e rasteve ratifikimin e protokollit nga parlament e tyre.
Duke shprehur bindjen se vota pro e vendeve të NATO-s, nuk është
një miratim i thjeshtë procedurial, Kryetarja e Kuvendit tha se Vendet anëtare të NATO-s votuan progresin, votuan reformat, konfirmuan besimin që ata kanë të vendet tona si partnere të sfidave të sigurisë.
Anëtarësimi në NATO do të thotë se hyjme në një tjetër kapitull plot sfida e përgjegjësi ndaj edhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të jetë edhe më intensiv. Kjo do të kërkojë një bashkërendim të punës dhe koordinim të politikave të dy vendeve.
Dy homologët nënvizuan faktin se mbështetja e SHBA-ve dhe bashkëpunimi në Kartën e Adriatikut A3 ka qenë një nxitje e fortë në rrugën drejt NATO-s.
Roli i parlamenteve në proceset integruese tha zoti Bebiç është thelbësor. Parlamentet janë insitucionet që përfaqësojnë drejtpërdrejtë popullin dhe kanë një dimension të gjerë poliik.
Po ashtu edhe adaptimi i ligjeve me ato të BE-së është një proces
që kryhet në parlament dhe ne jemi të gatshëm të orfojmë të
gjithë përvojën tonë në këtë drejtim.
Ne tha zoti Bebic jemi shumë të interesuar të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe me të gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të ecim përpara të gjithë së bashku. Edhe shteti më i ri, Kosova tashmë është bashkë me ne në proceset integruese dhe
rajoni tashmë po përjeton një realitet të ri.
Dy homologët ndanë mendimin se tashmë që anëtarësimi në NATO është çështje javësh, niveli i bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe dy vendeve kalon në një tjetër nivel, duke shprehur kështu vullnetin reciprok për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetari i parlamentit të Kroacisë iu përgjigjën interesit të medias lidhur me procesin e anëtarësimit në NATO dhe BE. Jozefina Topalli: Sot që ne flasim 18 vende anëtare të NATO-s kanë depozituar në Uashngton instrumentat e ratifikimit. Në përmbyllje të depozitimit nga të gjitha vendet ne do të mbledhim menjeherë parlamentin për të bërë ratifikimin e protokollit të NATO-s të Kroacisë ndërkohë që ju e dini se në parlamentin e Shqipërisë kanë nisur procedurat për këto marrëveshje dhe po diskutohen në komisionet përkatëse. Në momentin e duhur, siç është përcaktuar edhe në kalendarin e punës së Kuvendit, Shqipëria do ratifikojë protokollin e NATO-s për veten dhe për Kroacinë. Ai do jetë një moment krejtësisht i veçantë, do jetë një ditë historike. Në fakt, ajo që ne presim të ndodhë pas 30 ditësh është ngjarja më e madhe më e rëndësishme që i jep siguri dhe garanci vendit, që e sheh shqipërinë në një këndvështrim tjetër nga aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë dhe që e vendos Shqipërinë me përgjegjësi dhe me të drejta të barabarta me faktorët dhe aktorët kryesorë politikë dhe ekonomikë të globit tonë. Kjo na bën të ndjehemi shumë krenarë për kurajon dhe guximin në ndërmarrjen e reformave. Kanë qenë këto reforma që kanë bërë që parlamentet e vendeve anëtare na kanë besuar dhe votuar. Dua të theksoj se padyshim roli i SHBA-ve në këtë proces ka qenë themelor dhe i jashtëzakonshëm. Luka Bebiç: Unë mendoj që edhe inisiativa e një letre të përbashkët drejtuar 26 vendeve të NATO-s në një farë mënyre e ka përshpejtuar procesin e ratifikimit, dhe ne presim të tejkalojmë këto vështirësi qe po kalojmë aktualisht, dhe në samitin e NATO-s në fillim të prill, te pranohemi bashkë me Shqipërinë si anëtare me të drejta te plota. Në të njëjtën kohë shpreh keqardhjen që së bashku me ne nuk është Maqedonia, pasi interesi ynë është që vendet e rajonit të integrohen së bashku në NATO.
Marrëdhëniet mes Kroacise dhe Shqipërisë mendoj se janë në nivele shumë të larta, janë marrëdhënie miqësore, dhe ne ndajmë të njëjtat vlera europioane. Rrugëtimi ynë është i përbashkët deri në NATO, të njëjtën gjë i dëshirojmë edhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Kroacia i ka kaluar disa hapa të këtij rrugëtimi, dhe jemi shume afer perfundimit te kontratës me BE-në. Natyrisht qe kemi disa veshtirësi veçanërisht për integrimin në BE, për shakak të bllokadës nga Sllovenia, por shpresojmë që deri në fund të vitit ky rrugëtim të vazhdojë me dinamikeën e deri tanishme, dhe do të përfundojë me integrimin në bashkësinë europiane. Ne dëshirojmë që edhe Shqipëria ta kalojë këtë proces së shpejti, dhe Kroacia edhe tani qe nuk është anëtare e Bashkësisë Europiane, do të ndihmojë Shqipërinë, një mënyrë që ta lehtësojmë rrugën e saj drejt BE-së, sa më shumë të jetë e mundur.