Kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho takohet me europarlamentaren sllovene Tanja Fajon

“Liberalizimi i vizave, proces i rëndësishëm, KE merr vendimin në muajt e parë të 2010-s”
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Erisa Xhixho, takon në Lubjanë të Sllovenisë, europarlamentaren, Tanja Fajon, e njohur si një ndër mbështetëset më të forta të proceseve të integrimit të Shqipërisë. Europarlamentarja Fajon, konfirmoi gatishmërinë e saj, për të siguruar mbështetje të gjerë në PE, lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE dhe liberalizimin e vizave brenda vitit të ardhshëm. Fajon ishte dhe hartuesja e projekt- rezolutës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën që u paraqit në Komisionin e parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme. Kryetarja e LRI, Xhixho shprehu mirënjohjen për angazhimin që Fajon kishte marrë për të mbështetur Shqipërinë për këtë proces.
Nga ana e saj, europarlamentarja rikonfirmoi dhe një herë se procesi i liberalizimit të vizave është një proces i rëndësishëm dhe se tani ngelet plotësimi i kritereve teknike të sigurisë së dokumenteve të identifikimit, kontrolli kufitar dhe reformën policore nga pala shqiptare. Ajo shprehu vullnetin e saj dhe ishte shume optimiste për realizimin e kësaj ëndrre të madhe të shqiptarëve brenda vitit 2010.
Në Lubjane të Sllovenisë në datat 25-28 tetor u zhvillua një forum me temë “Integrimin e gruas në jetën politike’’ me iniciativë dhe mbështetur nga Partia Laburiste Angleze.
LSI u përfaqësua nga Kryetarja e LRI dhe anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë Erisa Xhixho dhe Kryetarja e minibashkisë 6 Luzhjana Abazaj.
Gjatë qëndrimit u zhvilluan takime të ndryshme me gratë drejtuese të forumit të gruas të Partisë Socialiste sllovene, ku u diskutua për rolin e rëndësishëm që duhet të marrë gruaja në vendimmarrjen qendrore dhe atë lokale.
...