E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PD-së Aldo Bumçi përforcon qëndrimin e mazhorancës për çështjen e imunitetit

“Kufizimi i imunitetit, kur opozita të ketë vullnet”

Partia Demokratike përforcon qëndrimin politik ndaj çështjes së shumë debatuar të imunitetit. Deputeti i mazhorancës Aldo Bumçi shprehu edhe njëherë zotimin e PD-së për të miratuar unanimisht ligjin që kufizon imunitetin, madje në kohezion me socialistët edhe për një ndryshim të mundshëm në Kushtetutë. Bumçi akuzoi opozitën për mungesë vullneti.

“Ne jemi për ta bërë për të gjithë deputetet, si një akt i Kuvendit, morëm model ligjin gjerman, ishte një akt i Kuvendit i cili bënte kufizimin e imunitetit të deputetit gjerman, ka një mendim të Komisionit të Venecias. Nëse ka vullnet zgjidhja gjendet. Zgjedhjet janë instrumente, ndryshimi kushtetutës me një ligj me 3/5, këto janë çështje teknike. Por, a ka vullnet nga opozita? Jo, nuk ka, sepse kur ishin në shumicë nuk e bënë dhe pse ishte kërkesë e BE, gjatë katër viteve që ne ishim në qeverisje, ata gjithashtu nuk dhanë mbështetje për këtë nisme. Tani ne jemi të gatshëm që ta vendosim në pikë të parë të rendit të ditës në çdo moment që ata do kenë vullnet”, deklaroi Aldo Bumçi, deputet i PD-së.

Çështja e imunitetit të zyrtarëve të lartë u rikthye edhe njëherë në vëmendjen e debatit politik.

Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uithers, i cili deklaroi se Liderët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të veprojnë me integritet, në interes të publikut, pa u fshehur pas imunitetit apo masave të sigurisë që u cakton ligji.

Pas kësaj kryeministri Berisha deklaroi se mazhoranca e tij është kundër çdo imuniteti se kishte dërguar ligjin në Parlament të cilin opozita nuk e votoi.

Sipas kreut të qeverisë në këto kushte mazhorancës nuk i mbetej veçse të praktikojë një qëndrim të njëanshëm, ku çdo kërkesë nga organet e drejtësisë për heqje imuniteti, do të jetë e pranueshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›