Kryeministri Berisha niset për një vizitë njëditore në Bruksel, priten takime me kryeministra e liderë politikë të EPP-së
Kryeministri Sali Berisha ndodhet në Bruksel në një vizitë njëditore, për të marrë pjesë në Takimin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Partive Popullore Evropiane. Në këtë takim të nivelit të lartë do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit të Europës, Fredrik REINFELDT, Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel BARROSO, Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy BUZEK, si dhe liderët evropianë si François FILLON, Angela MERKEL, Jan-Peter BALKENENDE, Jean-Claude JUNCKER, Herman VAN ROMPUY, Andrius KUBILIUS, Lawrence GONZI, Donald TUSK, Traian BASESCU, Boyko BORISOV, Valdis DOMBROVSKIS, Jadranka KOSOR, Mikheil SAAKASHVILI, si dhe Zëvendëskancelari i Austrisë, Josef PRÖLL dhe Zëvendëskryeministrat e Danimarkës dhe Finlandës, Lene ESPERSEN, Jyrki KATAINEN
Takimi i PPE do të zhvillohet në mesditë dhe do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried MARTENS, i cili do të asistohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Antonio LOPEZ-ISTURIZ dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Evropian, Joseph DAUL.
Axhenda kryesore do të përqendrohet në përgatitjen e problematikës që do të diskutohet në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, i cili zhvillohet paralel me samitin e PPE në datat 29-30 tetor në Bruksel.