E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e parlamentit pakistanez vijon viziton pesëditore në Shqipëri

Share

Fehmida Mirza është e para grua që është zgjedhur në krye të parlamentit në Pakistan. Me ftesë të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ajo ka mbërritur në një vizitë të gjatë pesëditore në Shqipëri. Duket më shumë si një tur pasi ajo do vizitojë disa qytete si Berati, Shkodra, Durrësi, Kruja e të tjerë. Pak më vonë në Shqipëri do të vijë edhe kryeministri i Pakistanit, që për shkak të përmbytjeve nuk arriti të vinte më parë në Tiranë. Shqipëria ka miratuar hapjen e një ambasade në Pakistan, kurse interesit të Berishës e Topallit për njohjen e mundshme të Kosovës nga Pakistani, kryeparlamentarja pakistaneze i është përgjigjur duke thënë: Do e shohim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›