E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryetarja e re e parlamentit shqiptar Lindita Nikolla: Do punoj me përkushtim!

Kryetarja e re parlamentit shqiptar Lindita Nikolla, ka deklaruar përkushtimin e saj për të kryer detyrën e re. “Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën. E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time” tha zonja Nikolla pasi kryetari i PS dhe kryeministri Rama bëri të njohur emrin e saj si kryetare e Kuvendit Popullor. Zonja Nikolla zëvëndëson zotin Gramoz Ruci një nga figurat më të rëndësishme të socialistëve ndër vite. Ai deklaroi largimin e tij nga politika pak kohë më parë në kongresin e PS, ndonëse kishte fituar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›