E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryevepra të artit botëror, në një ankand në Londër

Disa prej kryeveprave të artit botëror do të dalin në ankand gjatë muajit të ardhshëm. Piktura të Pol Sezan e Gustav Klimt, si dhe një skulpturë e rrallë bronzi e mjeshtrit italian, Alberto Xhakometi, do të jenë ndër veprat e artit që do të nxirren në ankand nga "Sotheby" në Londër. Shtëpia britanike e ankandeve, "Sotheby", tha se ankandi i titulluar 'Shitja e Veprave të Artit Impresionist e Modern në orët e mbrëmjes', i cili do të zhvillohet më datë 3 shkurt, do të jetë i pari i

këtij lloji në Londër që do të përfshijë tri vepra arti, vlera respektive e të cilave pritet të sigurojë të ardhura prej më se 16.11 milionë dollarë. Ndërkohë që gjatë këtij ankandi pritet që piktura e Klimt "Kirche in Cassone" (Kisha në Kason) të shitet me një çmim prej 12-18 milionë paund. Punuar në vitin 1913, kjo pikturë është e vetmja ndër punimet e piktorit që ka mbërritur deri në ditët tona, e cila paraqet Liqenin e Gardas në Itali. Kjo pikturë dikur ishte pronë e bosit austro-hungarez të hekurit, koleksionistit Viktor Zuckerkandl e bashkëshortes së tij Paula, ndërkohë që u zhduk në Vjenë gjatë pushtimit nazist në prag të Luftës së Dytë Botërore, duke u rishfaqur sërish disa dekada më vonë. Tashmë ajo nxirret në ankand në bazë të një marrëveshje mes stërnipit 81-vjeçar të pronarit fillestar dhe një koleksionisti privat europian, në familjen e të cilit është ruajtur prej vitesh kjo pikturë, bëri të ditur "Sotheby". Piktura e Sezan "Pishe e fruit syr yn tablë", punuar në vitet 893-1894, është vlerësuar paraprakisht rreth 10-15 milion paund e i përket periudhës kulmore të jetës profesionale të Sezan. Shitja e skulpturës prej bronzi "Njeriu që ecën 1" do të shënojë herën e parë që një statujë e Xhakometit me përmasa të tilla do të nxirret në ankand gjatë më se 20 vjetëve të fundit, bëri të ditur Sotheby. Kjo do të jetë gjithashtu hera e parë që një skulpturë me përmasa reale do të nxirret në ankand. Organizatorët presin që kjo skulpturë, e punuar në vitin 1961, të shitet me një çmim prej më se 12 milion paund.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›