E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, pjesa më e madhe e bizneseve pajisen me kasa fiskale

Afati i pajisjes me kasa fiskale për bizneset e mëdha ka përfunduar që në 31 dhjetor të vitit 2009, dhe mbas kësaj date ka filluar aksioni për vendosjen e gjobave për të gjitha bizneset pa kasa fiskale.  Por shumica e bizneseve që ishin përcaktuar për të kaluar në biznese të mëdha në qarkun e Beratit janë pajisur me kasat fiskale. Drejtuesit e tatimeve tregojnë se megjithatë ka biznese që nuk kanë zbatuar rregullat e reja. Në terren vazhdojnë kontrollet

edhe për vendosjen në përdorim të kasave të shpërndara tashmë. Por sipas tyre nuk do të tolerohet asnjë subjekt pa kasë fiskale. Drejtoria e tatimeve ka nisur penalizimet për subjektet të papajisura me regjistruesin elektronik fiskal brenda afatit ligjor, i cili përfundoi në fund të dhjetorit. Gjobat që variojnë nga 20 deri në 100 mijë lekë do të ndëshkojnë këto biznese pavarësisht pretendimeve të tyre. Deklarimi i parë për TVSH-në për tatimpaguesit e regjistruar në janar 2010 do të jetë më 1-14 shkurt 2010. Edhe pse ndryshon status, biznesi që kalon me TVSH do të vazhdojë të mbajë të njëjtin numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT). Bizneset që kalojnë me TVSH, qoftë me 8 apo me 5 milionë lekë xhiro, kanë detyrimin ligjor për mbajtjen e librave të blerjes dhe shitjes për TVSH-në e plotësimin e tyre.

Last Updated on E Enjte, 21 Janar 2010 21:46

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›