E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeziu: Faleminderit Hashim, për rikandidimin Mujës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, për rikandidimin e tretë të Ramadan Mujës. Sipas tij, ky rikandidim do të jetë një përparësi për të dhe LDK-në.

“Për mua ky kandidim më duket se më ka dhënë përparësi të mirë. E falënderoj kryeministrin e Kosovës që më këtë rast më ka ndihmuar ,sepse karshi kandidatit Muja besoj se do të fitoj”, ka thënë Kryeziu për TV Besa.

Ai ka thënë se e respekton rivalitetin e Mujës , por sipas tij ekipi i LDK-së është më i përgatitur për qeverisjen lokale në Prizren. “ Ju garantoj se fitorja do të jetë e LDK-së”, ka thënë Kryeziu. /PrizrenPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›