E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri i ofron mbështetje kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës

Gjatë takimit u diskutuan disa çështje praktike lidhur me sfidat që ndërlidhen me forcimin bashkëpunimit mes Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe të qeverisjes lokale.

Me këtë rast u shtjelluan një numër i aktiviteteve të rëndësishme që preokupojnë Këshillin e Bashkësinë Islame të Prishtinës. Gjatë takimit Tahir dhe Sejdiu u dakorduan që Komuna e Prishtinës duhet të marrë të gjitha veprimet e duhura dhe të gjejë formën që të bartë shpenzimet me rastin e varrimit.

Së dyti u diskutua dhe u pajtuan me një plan teknik për rregullimin e të gjitha parqeve dhe oborreve të objekteve fetare në Kryeqytet.

Gjithashtu Tahiri siguroi Kryetarin Sejdiu se në Prishtinë me qeverisjen e tij ai do të caktojmë një këshilltar të posaçëm, i cili do të jetë urë lidhëse në mes të zyrës së kryetarit në Komunë dhe kryetarit të KBI Sejdiu, i cili do të merret me zbatimin e këtyre detyrave, veprime këto që dolën nga takimi e që janë të një rëndësie jetike për qytetarët në rastet e tyre të dhimbjes dhe në krijimin e një infrastrukture unike për objektet fetare të Kryeqytetit. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›