Kryqi i Kuq fushatësensibilizimi përdhurimin e gjakut
TIRANE- Kryqi i Kuq Shqiptar së bashku me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut bënë sot një fushatë sensibilizimi për dhurimin e gjakut. Kordinatorja e programit të Gjakut pranë Kryqit të Kuq Ariana Deliana, duke dhuruar gjak, i bëri thirrje qytetarëve të bënin të njëjtën gjë, për ti ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe në mënyrë të vecantë 400 talasemikëve të cilët marrin gjak cdo 3 javë.
Sipas saj në këtë periudhë ku ka dhe shtim të aksidenteve apo raste të shumta të të sëmurëve kronikë, ka më tepër nevojë për gjak se në cdo periudhë tjetër. Deliana u shpreh se ka patur rritje të dhuruesve vullnetarë të gjakut, por ky numër duhet rritur edhe më shumë pasi dhurimi vullnetar i gjakut është e vetmja mënyrë për të patur gjak të kontrolluar dhe të sigurtë.
(m.a/News24/BalkanWeb)