Ministria e Brendshmemarrëveshje me departamentine mbrojtjes civile italiane
TIRANë- Ministria e Brendshme shqiptare dhe departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë, nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare për të konsoliduar bashkëpunimin midis sistemeve kombëtare të emergjencave civile si dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të përbashkëta.
Kjo marrëveshje mirëkuptimi pason një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar në Dhjetor të vitit 2007.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje palët marrin përsipër, të nxisin zhvillimin e veprimtarive kërkimore të përbashkëta me synim administrimin e rreziqeve. Kjo marrëveshje nga pala italiane është nënshkruar në Itali nga Nënsekretari për Mbrojtjen Civile pranë Këshillit të Ministrave të Italisë, Guido Bertolaso, ndërsa nga pala shqiptare u nënshkrua nga zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.
(m.a/News24/BalkanWeb)