Drashkovic: PasGJND Kosova dopranohet në OKB
BEOGRAD- Lideri i Lëvizjes Serbe “Ripërtëritja” Vuk Drashkovic, ka deklaruar se Kosova, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pasi, sipas tij, shumica e shteteve do ta pranojnë realitetin dhe mendimin e GJND-së.
Më tutje, ai deklaroi se tashmë Serbia duhet ta respektojë mendimin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, të cilin e ka kërkuar vetë Beogradi, dhe duhet ta ndryshojë strategjinë shtetërore për Kosovën, duke iu përshtatur qëllimeve reale.
Këto deklarata lideri serb I bëri për gazetën Pres, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Kosovën nuk do të thotë njohje e saj.
“Nuk jemi të detyruar ta pranojmë Kosovën, ashtu sikur që Kina nuk e njeh Tajvanin, por duhet të bashkëpunojmë”, i tha Drashkovic. Sipas tij, zgjidhja duhet të kërkohet në dialog me BE-në, me bashkësinë ndërkombëtare dhe me autoritetet në Prishtinë.
(m.a/BalkanWeb)