E Diel, 1 Nëntor 2026

Krytari i PDSH-se në Maqedoni viziton sot Tiranën

Vizita e Menduh Thacit në Tiranë bëhet me ftesë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe është konfirmuar nëpërmjet një komunikate zyrtare të PDSH-sëm dhe nga zyra e shtypit e kryeministrit Berisha. 

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, do të vizitojë sot kryeqytetin shqiptar. Vizita e Menduh Thacit në Tiranë bëhet me ftesë të kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe është konfirmuar nëpërmjet një komunikate zyrtare të PDSH-sëm dhe nga zyra e shtypit e kryeministrit Berisha.

Gjatë takimit dy personalitetet do të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit aktuale në Maqedoni dhe në rajon, proceset e integrimeve euroatlantike si dhe miqësia mes këtyre dy subjekteve politike shqiptare me siglën demokrate. Në njoftimin për shtyp nga PDSH-ja thuhet se kryetari Menduh Thaci do të njoftojë qeverinë shqiptare me situatën politike në Maqedoni, si dhe obsionet e kesaj partie për të shmangur krizën që- sipas PDSH-së- po thellohet nga bashkëqeverisja e Gruevskit me Ali Ahmetin.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›