E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, bora bllokon disa akse rrugore rurale

Reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura në zonat e larta, ku trashësia ka arritur në mbi 30 centimetra. Bora e rënë ka shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore rurale dhe dhe pasojë shuam fshatra nuk komunikojnë dot me qytetin 

KUKËS- Gjatë ditës së sotme janë bllokuar nga bora disa akse rrugore rurale, që lidhin fshatrat me qendrat e komunave apo me qytetin verilindor të Kukësit. Kjo si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë nisur mbrëmjen e kaluar dhe kanë vazhduar pothuajse gjatë gjithë natës duke u gdhirë dita e sotme.
Reshjet e dëborës kanë qenë më të dendura në zonat që ndodhen mbi 500 metra nga niveli i detit, ku trashësia ka arritur në mbi 30 centimetra. Burime nga Kukësi thanë se bora e rënë ka shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore rurale dhe dhe pasojë shuam fshatra nuk komunikojnë dot me qytetin. Kështu nga reshjet e dëborës është bllokuar komuna e Arrnit si dhe fshatra të veçantë të komunave të Zapodit, Grykë Cajën, Kalisit e Bushtricës.
Probleme të lëvizjes së mjeteve janë shfaqur dhe në aksin kryesor rrugor Morin- Kukës-Tiranë për shkak të trashësisë së dëborës në segmentin Qafë Shllak-Qafë Mali.
Aktualisht nga ndërmarrja rajonale e mirëmbajtjes së rrugëve po punohet me një borëpastruese në segmentin Kalimash - Qafë Shllak, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka shtuar postoblloqet në këtë segment, ku mjetet lejohen të qarkullojnë vetëm me zinxhirë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›