Largohen nga AZOTIKU 200 kile cianur
Përgjatë 7 viteve, banorët e këtij qyteti u hodhën herë pas here në protesta duke kërkuar heqjen e sasisë së cianurit nga ambientet e AZOTIKU-t.
FIER - Plot 200 kilogram cianur janë larguar dje nga ambientet e ish-uzinës së AZOTIKU-t në Fier, për në qytetin e Elbasanit. Drejtori Artan Kalemaj bën me dije se transportimi i sasisë së cianurit dhe lëndëve të tjera të rrezikshme ka qenë një nga masat e ndërmarra së fundmi nga Ministria e Energjetikës, me qëllim asgjësimin e tyre dhe shmangien e rrezikut që u kanosej prej vitesh banorëve të qytetit të Fierit. Përgjatë 7 viteve, banorët e këtij qyteti u hodhën herë pas here në protesta duke kërkuar heqjen e sasisë së cianurit nga ambientet e AZOTIKU-t.
(s.g/BalkanWeb)