Ksabi Alonso e Maskerano nuk lëvizin nga Liverpuli
Liverpul - Rafa Benitez nuk ka aspak ndërmend të humbasë dyshen e mesfushës së tij. Tekniku spanjoll i Liverpulit në intervistën që pati me gazetën Daily Post, tha: "Maskerano është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nuk ka në qarkullim shumë lojtarë të nivelit të tij, kështuqë është mëse normale që agjentët e tij të kontaktohen nga shumë klube.
Unë kam folur me Havierin, ai është i kënaqur tek ne dhe nuk ka ndërmend të largohet. Kjo është e vetmja gjë që ka vlerë. I njëjti diskutim vlen edhe për Ksabi Alonson.”
"Plani ynë – vazhdon intervistën Benitez – është të mbajmë të gjithë lojtarët e rëndësishëm të ekipit dhe të blejmë të ri në repartin e sulmit. Torres e Xherard po bëjnë shumë bashkë, por në një sezon me 60 ndeshje, ka nevojë për alternative të vlefshme. Jemi në kërkim të elementëve të duhur për të përmisuar ekipin.”
Të dy lojtarët, si Maskerano, ashtu edhe Ksabi Alonso, kërkohen nga shumë ekipe. Nga Interi i pari, ndërsa spanjolli nga Juve dhe Real Madrid.