UEFA cakton biletat për klubin e Barcelonës
Barcelonë - Klubi i Barcelonës do të marrë nga UEFA 19 544 bileta për ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve, e cila do të zhvillohet më 27 maj në Romë. Barcelona do t’ia shpërndajë biletat fansave të saj, të cilët do ta mbështesin skuadrën për t’u shpallur kampione e Evropës për herë të tretë.
Çmimet e tyre janë nga 70 deri në 240 euro. Skuadra katalanase do të mbajë veshur fanellat tradicionale gjatë ndeshjes, kjo për faktin se konsiderohet si ekipi pritës. Për herë të fundit Barcelona e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2006, kur drejtohej nga Frenk Rajkard.