Mançester Siti ofertë për kapitenin Raul Gonzales
Mançester - Mançester Siti mësohet të ketë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Realit për kapitenin legjendar, Raul Gonzales. Lajmi i bujshëm publikohet nga “Marca”, e cila deklaron se anglezët i kanë ofruar 10 milionë euro në sezon sulmuesit madrilen. Kontrata e tij është propozuar të jetë 4-vjeçare.
Raul është duke kaluar një sezon të shkëlqyer tek Reali i Madridit, pasi është golashënuesi më i mirë i skuadrës deri më tani. Siti kërkon të jetë vigjilent ndaj amullisë së krijuar tek Reali i Madridit në prag të zgjedhjeve për presidentin, duke synuar të rrëmbejë kapitenin e tyre.
Kontrata aktuale e Raul Gonzalesit me Realin përfundon në verën e vitit 2011, por futbollisti ka prestigjin për ta shtyrë atë në varësi të formës që do të paraqesë.