Ksamil, shpërthim i fuqishëm në lokal, plagoset një grua
Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetësja Liljana Bajrami, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë lokale, autor i ngjarjes është Enver Murto, 66-vjeç, i cili është pronar i një lokali tjetër aty pranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, teksa gruaja po hapte lokalin e saj. Menjëherë ka shpërthyer granata, ndërsa tjetra fatmirësisht nuk ka shpërthyer çka mund ta bënte ngjarjen më tragjike. Policia i ka vendosur prangat burrit të moshuar, ndërsa bën të ditur se prej kohësh kishte konflikt midis tij dhe shtetases.