E Diel, 1 Nëntor 2026

Jo vizita në spital, pa rekomandimin e mjekut të familjes

Vendimi hyn në fuqi që prej së hënës, ku të gjithë të sëmurët duhet të vizitohen më parë tek mjeku i familjes për të shkuar më pas tek mjeku specialist.

Me këtë vendim, Ministria e Shëndetësisë synon të kontrollojë numrin e vizitave për të shmangur kështu edhe korrupsionin tek bluzat e bardha. Ky vendim përjashton rastet e urgjencës, të cilat mund të pranohen për trajtim në spital pa rekomandimin e mjekut. Ndërkaq, qytetarët që nuk janë të përfshirë në skemën e sigurimeve dhe nuk marrin rekomandimin e mjekut të Familjes, do të paguajnë tarifat në spitale të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Tarifat variojnë nga 2500 lekë të vjetra për vizitat, deri në 4 mijë lekë të reja, apo dhe për diagnostikime të tjera. Urdhri i ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, parashikon edhe një sërë masash administrative që do të merren për bluzat e bardha që marrin përsipër të trajtojnë pacientët në rastet kur ata nuk janë të përfshirë në sistemin e referencës. Duke nisur nga dita e hënë, të gjitha tarifat do të jenë të afishuara së bashku me oraret përkatëse pranë çdo qendre spitalore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›