Kabinat e Plazhit në Durrës do të privatizohen
02/10/2009 Nisma nga këshilltarët e PD-së. Përfitojnë rreth 500 familje të akomoduara në këto godina
DURRES- Të gjithë kabinat e plazhit që kanë shërbyer për pushues deri në fillim të viteve ‘90 do të privatizohen dhe përfitues do të jenë familjet, të cilat banojnë në këto objekte. Propozimi për një hap të tillë nga ana e Bashkisë së Durrësit ka ardhur me nismë të disa këshilltarëve të PD-së, të cilët kanë paraqitur edhe projektin.
Privatizimi dhe banorët
Këshilltari Eduart Ndreu ka bërë të ditur qëndrimin e shumicës së organit vendimmarrës duke theksuar se banorët në këto kabina vijojnë të jenë të pasigurt lidhur me strehën e banimit. Janë afro 500 familje të vendosura në objektet e administruara nga ndërmarrja komunale e Plazhit dhe që janë inventar i Ministrisë së Ekonomisë. Çështja e privatizimit të këtyre objekteve ka mbetur pezull që nga vitit 1991, kohë që rezidencat e pushuesve u populluan me familje të përfshira në listën e të pastrehëve. Sipas këshilltarit Ndreu, familjarët kanë në dorë një autorizim nga ish-komiteti ekzekutiv, organi që lëshonte leje për shpërndarjen e banesave të strehimit. Janë 10 vila dy e trekatëshe, të cilat janë të gjitha të banueshme, por në një gjendje të keqe për shkak të mosinvestimit në mirëmbajtjen e tyre. Mesatarisht në secilën prej tyre banojnë nga 15 familje deri në 25 familje, ndërkohë që paguajnë detyrimin e qirasë së banesës, energjinë elektrike, ujin dhe taksat lokale. Këshilltarët që kanë marrë nismën për të propozuar privatizimin e tyre kanë afruar arsyetimin mbështetur në dokumentacionin që familjarët kanë afruar. Objektet numër 20, 21, 36, 38, 39, 40, 41, 42, 43 dhe 51 të gjitha të populluara me të pastrehë. Bashkia numëron më shumë se 6200 familje të pastreha deri në fund të vitit 1991 dhe shumë prej tyre presin sistemim përmes ndihmës me kredi apo banesa sociale. “Ne duhet të ofrojmë zgjidhje përfundimtare për këtë kategori familjarësh me gjendje ekonomike të dobët dhe me pamundësi për të blerë vet apartamente banimi”,-ka thënë këshilltari i PD-së Eduart Ndreu. Gjatë 17 viteve të pritjes së tyre të gjatë krerë të bashkisë, por edhe deputetë e ministra u kanë premtuar familjarëve se problemi i tyre i mbartur në vite do të marrë zgjidhje sa më parë. Ndonëse kryetari i Bashkisë së Durrësit ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë hapësirë ligjore për privatizimin e këtyre objekteve, është shprehur në anë të propozimit të këshilltarëve të djathtë. “Parimisht jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të kërkojmë zgjidhje, por kërkohet edhe mbështetje e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financës”,-ka bërë të qartë kryetari i bashkisë Vangjush Dako. Thuajse të gjithë vilat e Plazhit në lagjen numër 13 të Durrësit kanë nevojë të ngutshme për rikonstruksion, pasi janë dëmtuar ndjeshëm. Veç kulmit që duhet ndërruar për secilën prej tyre, kërkohen fonde investimi edhe në rikonstruksion të brendshëm. Mosprivatizmi ka bërë që objektet të mos ndërrojnë dyer e dritare, ndërsa me kalimin në pronësi të familjeve ekzistuese këtyre të fundit do u duhet të ndërrojnë edhe rrjetin elektrik e atë hidraulik. Këshilltarët kanë marrë përsipër të vendosin në një kohë të afërt takime me Ministrinë e Ekonomisë për të nisur procedurat e privatizimit. Kjo është e para përpjekje serioze e këshilltarëve që nga vitit 1991 e deri më tani.