Ksamili, atje ku vetëm ajri është ende i pa privatizuar
Sarandë- Afro 11 km larg nga qyteti i Sarandës, Ksamili është një fshat i vogël bregdetar pjesë e qytetit jugor të vendit. Fshati pret në çdo stinë të vitit turistë dhe vizitorë të cilët bujtin aty apo kalojnë përmes tij drejt Butrintit.
Megjithatë, pikun e turizmit Ksamili e shënon veçanërisht gjatë verës ku pushohet nga turistë vendas dhe të huaj. Këta të fundit vijnë kryesisht nga Maqedonia, Italia, Mali i Zi dhe Greqia e shprehen se zgjodhen rivierën jugore shqiptare për të pushuar pasi është pothuajse e virgjër. Por sipas tyre infrasktruktura qoftë rrugore qoftë e hotelerive ka ende nevojë për përmisime, për të arritur standartet e vendeve të tyre, që ndoshta sjanë bekuar me një natyrë të tillë por kanë një shërbim të standartizuar dhe të mirë çertifikuar.
Vera e vitit 2012, pavarësisht krizës ekonomike që ka prekur Eurozonën e me pasoja që ndihen edhe për konsumatorin shqiptar, nuk i ka penguar pushuesit të mësyjnë drejt këtij fshati turistik për të kaluar disa ditë apo javë pushime.
Përveçse mrekulisë që natyra i ka dhuruar rivierës së tij, vlera e Ksamilit shtohet pasi ndodhet mes Sarandës dhe Parkut Kombëtar të Butrintit.
Por çfarë po ndodh në Ksamil sot? Padyshim që ai nuk është më ai fshati piktoresk i para 90-ës, kur ishte i mbushur me portokalle, limona e mandarina. Kur kodrat e tij të bukura ishin tërësisht të blerta deri në breg të detit. Ky Ksamili i sotëm nuk ka asnjë lidhje me atë të para 20 viteve. Pasi u prenë e u shkatërruan plantacionet e agrumeve dhe ullishtat, (janë ende të gdhendura taracat që mbanin plantacionet), babëzia njerëzore i hyri shkatërrimit të tokës.
Lëvizjet urbane të pakontrolluara bënë që shumë shpejt Ksamili të shndërrohet në Bathoren e Jugut dhe shpesh të duket sikur ndodhesh në Kamëz dhe jo në bregdet. Për fatin e keq, babëzia shkatërruese dhe sjella barbare me mjedisin, reflektohet edhe tek kultura e shërbimit(në fund të fundit të dyja janë bërë dhe behen nga të njëjtët njerëz).
Sapo lë dhomën e hotelit e të zbresësh në plazh, has me stafin e bizneseve private, që pothuajse kanë shndërruar në inekzistente hapësirat publike, u kërkon një çadër por merr këtë përgjigje: Nëse do të hash drekë në restorant, mund të të gjej, ndryshe nuk ju ndihmoj dot.
Paçka habisë që mund të shfaqesh mëson se këto janë urdhërat e Shefit. Në një tjetër plazh privatmund të kesh termusin e ushqimeve pasi fundja preferon të konsumosh ku të duash ushqimin, arrin të gjesh një çadër por këtu ka një tjetër kusht: Nëse keni termus çmimi është 800 lekë, nëse jo është 600 lekë,- është përgjigjia që merr nga Lion që ndodhet në njerin prej ishujve të Ksamilit, punonjësi nën zë të tregon se Shefi i tij do të nxjerë kostot për ndërtimin e lokalit.
Jo nga vlera monetare aq sa nga ajo morale të tilla kushte jo vetëm që nuk e favorizojnë turizmin por duken si shfrytëzuesepasi ske alternativë tjetër veçse të pranosh urdhërat e shefave.
Uji është i mrekullueshëm, por shërbimet janë arbitrate, çështë kjo të hash me patjetër në restorant për të marrë çadër? Atëherë le të mos ta kishin zënë gjithë hapësirën që ne të vendosnim çadrat tona, – tha një pushues nga kryeqyteti.
Ndërsa nuk ka plazhe publike, ndërsa duhet paguash kudo që të ulesh, padyshim që nuk ka as tualete publike. Sërish duhet të frekuentosh ato të privatëve dhe sërish duhet të paguash edhe për këtë, ose të paktën duhet shndërrohesh patjetër në klient për të shfrytëzuar tualetin.
Sakaq nëse ke prenotuar më herët, çmimi i qëndrimit në hotele varion nga 2.500 deri në 4.000 mijë lekë por nëse arrin në momentin e fundit rradhë herë mund të marrësh çmimin minimal. Teksa një drekë apo darkë në Ksamili kushton mesatarisht nga 3.000 deri në 5.000 mijë lekë.
Bizneset shprehen se nuk po ndihmohen sa duhet nga shteti për të lulëzuar turizmin e zonës, teksa thonë se nuk gjejnë as mbështetjen e komunës. Menaxherët e Restorant Guvat shprehen se mungesa e energjisë vijon të jetë një problem dhe përdorimi i gjeneratorëve është shumë i kushtueshëm për shkak të çmimit të rritur të karburantëve, gati 200 lekë për litër, çka sipas tyre sjell edhe rritjen e kostove të shërbimeve të tyre.
Nga ana tjetër ndërperjet e energjisë elektrike, edhe pse disa minuteshe, konfirmohen edhe nga pushuesit që thonë se me temperatura mbi 35 gradë celsius mungesa e ajrit të kondicionuar është një torturë, teksa thonë se shpesh edhe kur energjia smungon tensioni është aq i ulët sa kondicioneri dhe sobat e gatimit dalin jashtë funksionit
E sa i takon një çështjeje tejet të ndjeshme, zhurmaveKsamili argëton pushuesit gjatë gjithë drekës, deri në orën 01:00 të natës, një orë pas orarit të lejuar me vendim qeverie.
Betonizimi i Ksamilit vijonaty këtu, sheh rrëngalla betoni të cilat ende sjanë pastruar paçka se janë shkatërruar vite më parë si ndërtime pa leje.
Ato në pamje të parë duket se janë disi selektive pasi aty ku një objekt është cilësuar pa leje një tjetër përbri tij ka hedhur disa kate. Kryeministri Berisha dha pak javë më parë ultimatumin se nga 1 Shtatori i këtij viti do të nisi pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje.
Në Ksamil gërmadhat vijojnë të shëmtojnë rivierën e tij Shëtitorja e Ksamilit, e ndërtuar vitet e fundit, ka njohur shumë shpejt dorën shkatërrimtare të njeriut, me poçe të thyer..vjedhur apo shtylla të rrëzuara. Ashtu siç pushtuan tokën për të ndërtuar shtëpi, më të fortët kanë pushtuar plazhet duke ndërtuar biznesin e tyre. Të gjitha gjiret janë private. Dikush që i ka njohur veten të drejtën të jetë pronar, vendos vetë në mëngjes se sa do të jetë çmimi i një cadre.
Nën shembullin e pronarëve” të shkëmbinjve ecin edhe gazetashitësit, të cilët tre ose katërfishojnë çmimet. Në Ksamil kushton shtrenjtë, të lahesh, të hash, të ecësh, të pushosh dhe të lexosh.
