PS-ja, letër Nishanit: Klimë tensioni, të shtyhen negociatat me Greqinë
Tiranë- Partia Socialiste, përmes një letre drejtuar kryetarit të shtetit, Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani, i bën atij thirrje që të reagojë lidhur me incidentet e fundit me autoritetet greke si dhe të pezullohen negociatat për përcaktimin e kufirit detar në këtë klimë tensionesh mes dy vendeve, prodhuar si pasojë e këtyre incidenteve.
Letar e opozitës, nis me konstatimin e mosbesimit që opozita ka tek presidenti për shkak të mënyrës se ai u zgjodh dhe po vepron, lidhur me nënshtrimin politik dhe vënien në shërbim të partisë ku militon kryeministri dhe vetë presidenti, të disa prej institucioneve si KLD, SHISH etj.
Megjithë këtë shkallë mosbesimi, opozita i drejtohet kreut të shtetiti të ndërhyjë.
Kemi ndjekur me shqetësim dhe indinjatë incidentin më të fundit ku një gazetari të mirënjohur shqiptar, iu ndalua hyrja në shtetin grek dhe u shpall persona “non grata” me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të vendit fqinj.
Ne dhe publiku, jemi tërësisht të ndërgjegjshëm se ky është veç rasti më flagrant e më i bujshëm i një sjelljeje që nuk i përket as kohës kur jetojmë e as vlerave e standardeve të Bashkimit Europian ku fqinji ynë është i anëtarësuar e ku ne dëshirojmë të integrohemi.
Incidente të tilla ka pasur jo pak në harkun e këtyre viteve. Qytetarë të thjeshtë, gazetarë, gjyqtarë por edhe vetë përfaqësuesit politik të shtetit, janë përballur me të njëjtin trajtim aspak dinjitoz në kufirin mes dy vendeve tona, edhe pse faji i tyre i vetëm ka qenë, sipas rastit, shënimi i vendlindjes së tyre në kartat e identitetit, prononcimi në publik për çështje sensitive që meritojnë një zgjidhje bazuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit apo dhënia e vendimeve gjyqësore në përputhje të plotë me ligjet e Kushtetutën e Shqipërisë. Më tej në letër theksohet se opoziuta është e in dinjuar nga reagimi izbehtë i autoriteteve shqiptare për këtë cështje. Gjithashtu opozita është kundër regaimit ekstrem.
Njëkohësisht refuzojmë prerazi si të papranueshme çdo ide për të reaguar ndaj këtyre incidenteve duke rënë në grackën e inateve e mërive ekstremiste për tiu përgjigjur me të njëjtën monedhë shkeljeve të drejtave e lirive bazë që gëzojnë qytetarët.
Por ne besojmë po ashtu, se incidente të tilla, për më tepër të përsëritura pa asnjë lloj motivi të qenësishëm, ushtrojnë një ndikim tejet negativ në marrëdhëniet mes vendeve tona duke helmuar opinionin publik dhe duke krijuar idenë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë në themel të tyre parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, trajtimin e njëtrajtshëm dhe reciprok të shtetasve që në çadrën e integrimit europian, detyrimeve ndërkombëtare të ndërsjellta dhe lëvizjes së lirë, përbëjnë parime të patjetërsueshme.
Vlerësojmë se nuk është koha për të pritur por është koha që Ju të përmbushni detyrimin moral e kushtetues duke reaguar diplomatikisht, në mënyrën më energjike, ndaj çdo cënimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë.
Në këtë kontekst, dëshirojmë t’Ju rikujtojmë një çështje madhore siç është marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë.
Eshtë thuajse e sigurt se këto incidente të përsëritura, nuk përbëjnë klimën e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit duke garantuar publikun se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë, larg hijes së nënshtrimit, që do të përmbushë plotësisht e pa asnjë ekuivok detyrimin absolut për të garantuar përtej çdo dyshimi tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Por jemi po kështu të vetëdijshëm se një marrëveshje ndërmjet nesh dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjellta në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë theksohet ndër të tjera në letrën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.