E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ksamili, destinacioni i preferuar i turistëve, të huajt shijojnë plazhin në këto ditë pranverore

Me ujërat e kristaltë, ishujt e vegjël dhe rërën e bardhë, Ksamilit nuk i mungon asgjë për të qenë një nga destinacionet më të preferuar në Shqipëri këto dite pranverore. Vizitorët vendas dhe të huaj kanë mbërritur tashmë për të shijuar ditët me diell dhe bukurinë unike të kësaj zone bregdetare dhe pse jo edhe për shijuar plazhin.

“Kemi ardhur për pushime, do të qëndrojmë 9 ditë në Ksamil . Nuk na pëlqejnë vendet me  shumë njerëz ndaj kemi zgjedhur këtë stinë për ta vizituar. Është hera e parë që vijmë këtu. Vitin e kaluar kemi qenë në Korfuz dhe këtë vit zgjodhëm Ksamilin. Disa miq na sugjeruan të vinim këtu me traget dhe të vizitonim Ksamilin ose Sarandën”.

“Shqipëria na është dukur më europiane, me ujë më të pastër dhe përgjithësisht shumë më e mirë”.

“Pritshmëritë tona ishin ndryshe, por kemi mbetur të impresionuar. Ka shumë ndërtime të reja. Njerëzit kujdesen për turistët dhe duket se duan të sjellin të ardhura për këtë vend. Na ka pëlqyer shumë. Njerëzit janë miqësorë dhe të sjellshëm. Po e shijojmë. Ne mund të lahemi edhe në janar apo shkurt. Për ne nuk ka problem. Mund të lahem në çdo kohë, ndaj gjithçka është në rregull. Uji është i shkëlqyer.”

“Ksamil dhe Saranda janë destinacionet më të mira për ne tashmë. Na kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë. Madje po mendojmë edhe të blejmë një vilë këtu. Sot po shijojmë plazhin , po na pëlqen shumë uji , deti është me ujë të kristalt, shumë i pastër”.

Turizmi mbetet burimi kryesor i të ardhurave për zonën e Ksamilit dhe një zhvillim i qëndrueshëm turistik është thelbësor për ekonominë vendase. Në këtë fillim pranvere Ksamil jo vetëm që duket si një destinacion veror por edhe dëshmon se turizmi shqiptar ka potencial të zgjerojë sezonin përtej muajve klasikë të verës.

Gazetare: B.  Pëllumbi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›