E Martë, 3 Nëntor 2026

Ksamili po transformohet dita ditës – Banorët të kënaqur për përmirësimin e infrastrukturës

Investimet transformues që po bëhen kohët e fundit në zonën turistike të Ksamilit po I japin një impakt shumë pozitiv qytetit ,por kryesisht pjesës së turizmit, duke e kthyer Ksamilin në një destinacion më tërheqës.

Banorët e kësaj qyteze shprehen të kënaqur me këto punime që janë duke u zhvilluar, pasi sipas tyre të tilla përmirësime bëjnë të mundur ardhjen e më shumë turistëve.

“Është gjëja më e mirë sepse ka njëzet vjet që nuk është bërë asnjë investim, këto investime sjellin rritjen e mirëqenies sepse do të vijnë turistë dhe do të shtohen të ardhurat”, tha një banor.

Bashkia e Sarandës për këtë vit ka planifikuar të investoj në këtë qytezë 36 milion lekë për të gjithë urbanizimin dhe sistemimin e rrugëve të brendshme.

Gazetare E.Dyrmishi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›