Siguria ushqimore – AKU kontrolle në konvikte dhe qendrat sociale

Konsumi i ushqimeve në shkolla, konvikte, spitale e qendra të tjera komunitare e kolektive vazhdimisht mbartin rrezikun dhe një risk më të lartë të mundësisë së cënimit të standarteve për prekjen e shëndetit të konsumatorëve dhe sigurisë ushqimore. Drejtoria rajonale e AKU, në Gjirokastër i ka paraprirë kësaj situate me kontrolle e plane mashash dhe në bashkëpunim me bashkitë respektive në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë, që në nisje të vitit shkollor në muajin shtator me qëllimin e vetëm mbrojtjen e konsumatorit nga konsumimi i ushqimeve jashtë standartit.
“Me zbatim të një urdhri të drejtorisë së Përgjithshme kemi vijuar me kontrolle të shtuara në gjitha mensat sociale të cilat ne i kemi parashikuar edhe si një plan me bazë risku”, tha Drejtor i AKU-së, Gjirokastër, Emin Beqari.
Nisur nga ky risk i lartë që ka konsumimi i ushqimeve në këto ente publike, kontrolli dhe inspektimi në kuzhina e magazina ushqimore ka marrë e po merr një vëmendje të shtuar. Inspektorati nuk do të këtë asnjë tolerancë për rastet e konstatuara duke zbatuar ligjin në fuqi dhe udhëzimet që vijnë nga ministria.
“Problematikat kanë qenë të vogla të cilat janë marrë për bazë nga institucionet përkatëse dhe kanë marrë masat e nevojshme për ta rregulluar situatën mos të kemi problematike serioze”, tha Drejtor i AKU-së, Gjirokastër.
Në qarkun e Gjirokastrës janë të regjistrua 1016 subjekte ushqimore dhe për kafshët, ku 105 klasifikohen më risk të lartë, 485 me risk të mesëm dhe të tjerat me risk të ulët.
/RTSH/