Ksavi i sinqertë: Reali i Madridit është më i fuqishëm

Ksavi Hernandez, mesfushori i Barcelonës
Barcelona e sheh veten minus tri pikë në renditjen aktuale të La Liga-s, në raport me Realin e Madridit. Por ky fakt nuk është i vetmi, që e ka detyruar mesfushorin e kampionëve të Europës dhe të Spanjës në fuqi, Ksavin, të tregojë sinqeritet në deklarimin e së martës. Ai ka vlerësuar pozitivisht rritjen në lojë të Los Blancos, sidomos në këtë sezon të ri. Duhet ta pranojmë, Real Madridi është bërë një ekip më i fuqishëm. Për momentin është më i miri në La Liga, në vendin e parë. Madrilenët janë duke treguar një nivel shumë të lartë, po shfaqin një futboll shumë të drejtpërdrejtë dhe po ia dalin me mjaft sukses e produktivitet me anë të kundërsulmeve. Na duhet ta pranojmë të gjithë: po, ata janë në një nivel shumë të mirë, – ka thënë Ksavi, truri i lojës së blaugranëve të Pep Guardiolës.