E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami mungon tri javë

Valon Behrami vazhdon të ketë probleme me lëndime.

Mesfushori kosovar ka pësuar një tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit kampionale në Serie A, shkruajnë mediat italiane. Për këtë, përfaqësuesi zviceran do t’i mungojë Fiorentinës për tri javë.

26 vjeçari pritet të kthehet në fushën e blertë në fund të këtij muaji, eventualisht në fillim të muajit dhjetor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›