Rossi zëvendëson Mihajlovicin

Delio Rossi është emëruar trajner i ri i Fiorentinës. Trajneri italian do ta zëvendësojë Sinisa Mihajlovicin, i cili u shkarkua nga ky post të hënën mbrëma.
“Fiorentina njofton se e ka ndërruar trajnerin. Sinisa Mihajlovicit i urojmë suksese dhe e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Trajner i ri do të jetë Delio Rossi, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2013”, shkruan në komunikatë për shtyp të klubit Viola.
Nga 10 ndeshje sa janë zhvilluar këtë sezon në Serie A, Fiorentina ka shënuar vetëm 3 fitore, duke grumbulluar 12 pikë, në pozitën e 13-të, vetëm 4 pikë larg zonës së rrezikshme.