E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera Deklaratat e Rames per papunesine spekulime

Spekulime! I ka konsideruar Ministri i Punës Spiro Ksera deklaratat e opozitës se në vendin tonë ka një milion të papunë. Ministri i Punës Spiro Ksera i referohet regjistrimit të fundit të popullsisë, kur argumenton se pretendimet e selisë rozë nuk janë realiste.
Punësimi përbën një ndër prioritetet e qeverisë ka theksuar Ministri i Punës, sipas të cilit janë ndërmarrë politika që në vazhdimësi do ta bëjnë tregun e punës me fleksibël.

Ndërkohë që sipas Ministrit Ksera strukturat që mbështesin marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës janë zhvilluar nëpërmjet nxitjes dhe zhvillimit të kontratave kolektive si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ndërkohë që praktikat më të mira europiane të kontraktimit kolektiv janë diskutuar në një tryezë me përfaqësues të qeverisë punëdhënëse dhe punëmarrësve me pjesëmarrjen e ekspertëve belgë, gjermanë dhe irlandezë iniciativë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›