Papadhimos: Dalja nga Euro, katastrofë ekonomike e humbje strategjike
ATHINE - Në një letër të hapur drejtuar popullit grek kryeministri në largim Lukas Papadhimos thekson qëllimin për mos t’u përmbysur kursi europian i Greqisë dhe të mos shkojnë dëm sakrificat e popullit grek për t’u kapërcyer kriza që po kalon vendi.
“Sakrificat e qytetarëve grekë nuk ishin kot”, thekson Papadhimos, ndërsa shpreh optimizmin e tij se kursi europian i vendit nuk do të ndërpritet, por paralajmëron për rreziqet e dukshme. “Dalja e Greqisë nga eurozona do të përbënte jo vetëm katastrofë ekonomike, por dhe një humbje të karakterit strategjik për vendin”, nënvizon ai.
“Me votën në zgjedhjet e 6 majit, një pjesë e madhe e bashkëqytetarëve tanë shprehën vullnetin për rishikim të programit të politikës ekonomike. Çdo ndryshim, me aq sa hapësira mund të ekzistojnë, duhet të synohet në marrëveshje të plotë dhe frymë konsensusi me partnerët europianë. Denoncimi i njëanshëm i angazhimeve kontraktuale të vendit, do të ishte katastrofike për Greqinë, pasi do të na shpinte në mënyrë të pashmangshme jashtë euros dhe ndoshta jashtë Bashkimit Europian”.
“Në kohën që shumë vende në rajonin tonë po bëjnë përpjekje të fuqishme për të fituar një vend në Bashkimin Europian, do të ishte tragjike që ne të gjendeshim në rrugën e daljes”, vë në dukje Papadhimos.
Ai iu referohet interesave që do të donin të ndërpritet kursi europian i vendit, duke theksuar se “ekzistojnë disa që do të donin ta shihnin Greqinë pa fuqi kombëtare, jashtë eurozonës dhe Bashkimit Europian. Janë ata që presin të përfitojnë nga kaosi që do të pasonte një dalje të turpshme të vendit nga monedha e përbashkët europiane. Nuk duhet t’iu japim shansin të spekulojnë në dëm të Greqisë”, thekson Lukas Papadhimos.