Lushnje dyfishohen prodhimet bujqesore
Fermerët lushnjarë kanë nxjerrë në treg perimet e sezonit, të cilat këtë vit janë të një cilësie të lartë. Rreth 4000 ha sipërfaqe janë mbjellë këtë vit në rrethin e Lushnjës me perime, nga të cilat 400 ha janë në serat diellore. Sipas statistikave të drejtorisë së bujqësisë, prodhimi këtë vit është dyfishuar në krahasim me një vit më parë. Në pesë muajt e parë të këtij viti janë hedhur në tregun vendas nga fermerët e Lushnjës mbi 6 mijë tonë perime. Pritet që gjatë gjithë vitit 2012 të prodhohen dy milionë kuintalë perime. Eksportet këtë vit me shtetet si Kosovë, Maqedoni, Rumani madje dhe Itali, janë dyfishuar.
Fermeret prodhues, të gjitha prodhimet e tyre i shesin në tregun e shumicës së fruta-perimeve në Lushnje, por këtë treg ata e quajnë treg te zi, për shkak se mungojnë magazinat për grumbullimin e perimeve. Një mungesë e tille ka sjellë ndryshim të çmimeve. Brenda një dite në këtë treg një produkt e gjen me disa çmime. p.sh, domatja tregohet me 70-80 deri në 100 lek për kg.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këtë sezon çmimet e perimeve janë më të larta. Këtu kanë ndikur eksportet. Niveli i lartë i tyre ka rritur çmimet e perimeve në të gjithë tregun vendas.