E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Do ulim papunësinë gjatë vitit 2012

Edhe pse 2012 është konsideruar nga ekspertët e ekonomisë si viti më i vështirë, për shkak të krizës ekonomike, Ministri i Punës Spiro Ksera shprehet optimist se përgjatë këtij viti të sapo nisur do të ulë papunësinë. Pa detajuar projektet konkrete që do të çonte në rënie të numrit të papunëve sipas parashikimeve, Ksera thotë se gjatë 2 viteve të fundit papunësia është ulur nga 13.7% që ka qënë në 2010, në 13.26% në 2011 ndërsa synimi sipas ministrit është që panunësia të ulet deri në 13% ne 2012.
Edhe rritjen e numrit të personave në listat e atyre që kërkojnë ndihmë ekonomike, ministri i Punës nuk e ka quajtur këtë si tregues të varfërisë por vetëm si gabime të cilat janë bërë nga këshillat vendor dhe në 2012 strukturat e ministrisë së Punës do t`i inspektojnë këto lista.
Gjatë një bilanci të 2011, Ministri i punës tha se janë shënuar disa arritje si ajo e rritjes së pensioneve për të moshuarit dhe rritje e indeksimi për personat me aftësi të kufizuar për shkak të kufizimeve fizike. Ndërsa masat e marra, sipas Kserës, kanë bërë që varfëria ekstreme nga 4% që ka qënë vitet e mëparshme, në 2011 është ulur me 1.2%.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›