Familjarët e 22-vjeçares që humbi jetën pas lindjes: Mjeku ishte i dehur
Share
Familjarët e Erjola Dinoshit, 22-vjeçares që humbi jetën pak ditë më parë në maternitetin e Korçës, menjëherë pasi kishte lindur fëmijën e vet, kanë hedhur akuza të fortë ndaj bluzave të bardha.
Bashkëshprti i viktimës, Fatos Dinoshi dhe familjarë të tjerë të saj, kanë thënë për Ora News, se mjeku që kishte marrë për trajtimin mjekësor 22- vjeçaren ka qenë në gjendje të dehur.
Gjithashtu, bashkëshorti i 22-vjeçares ka thënë se para lindjes i ka dhënë bakshish infermieres për ti shërbyer gruas së vet. Ndërkohë, edhe fëmija i lindur është në rrezik për jetën dhe për momentin ndodhet në maternitet.
Nëse vërtetohen akuzat, ky do të ishte një rast skandaloz.