E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, duel mes komshinjve, plagosen të dy

Një konflikt mes dy komshinjve në Kamëz ka degjeneruar në shkëmbime me armë zjarri mes palëve.

Mësohet se dy shtetasit, Riza Musaj dhe Sokol Koço, 70 vjeç pas një konflikti kanë qëlluar me armë njëri-tjetrin, duke mbetur të dy të plagosur.

Ndërkohë të dy të lënduarit janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se 70-vjeçari Sokol Koço gjendet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa konfirmon paraprakisht se konflikti mes shtetasve ka ardhur për arsye pronësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›