Ksera: Mbështetja e komunitetit rom, prioritet i qeverisë
TIRANË- Me rastin e ditës ndërkombëtare të Romëve, 8 Prill, Unioni për “ Zhvillim dhe Integrim të Minoritetit Rom në Shqipëri”, si dhe “Amaro-Dorm” (Unioni i Romëve të Shqipërisë), organizuan ditën e premte konferencën Kombëtare me temë “Integrimi i Minoritetit Rom në Shoqërinë Shqiptare dhe ruajtja e identitetit të tij kulturor”.
Gjatë këtij aktiviteti, ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera, theksoi angazhimin e qeverisë ndaj këtij komuniteti si dhe u siguroi atyre strehim.
Sipas Kserës, “mbështetja e komunitet Rom është një nga prioritete e qeverisë. Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta ka në agjendën e saj si prioritet strehimin e të gjithë pjestarëve të komunitetit rom në një kohë sa më të shpejtë”.
Sot, vijoi më tej Ksera, "në vigjilje të ditës ndërkombëtare të romëve, ky komunitet gëzon ligjërisht të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët e tjerë shqiptare, por fatkeqësisht akse-si i tyre në shërbimet publike vijon të ketë probleme".
Ndërsa përfaqësues të komunitetit rom, duke falenderuar ministrinë e Punës dhe zv/minstren e Arsimit, u zotuan se do punojnë më shumë me pjesëtarët e komunitetit për ti ndërgjegjësuar ata për të përfituar nga shërbimet publike, ndërkohë që kërkuan më shumë përkrahje dhe mbështetje nga ana e qeverisë.
(ma.ar/BalkanWeb)