Avokati i Popullit marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë civile
TIRANE- Avokati i Popullit ka firmosur sot një marrëveshje me organizata të ndryshme të shoqërisë civile.
Pas firmosjes së marrëveshjes, Avokati i Popullit Totozani e cilësoi këtë si një nga evenimentet më të rëndësishme të këtij institucioni ndërsa premtoi se marrëveshje të ngjashme do vijojnë të nënshkruhen edhe me shoqata të tjera.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit mes zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqatave në fjalë. Totozani premtoi mbështetjen e zyrës që ai drejton, ndërkohë që nga ana tjetwr Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj tha se kjo iniciativë do të rilindë shoqërinë civile shqiptare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)