E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia nuk zbaton qarkullimin me karta identiteti

Por nëse pala shqiptare e ka zbatuar marrëveshjen duke lejuar qytetarët e Maqedonisë të kalojnë kufirin, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me palën maqedonase në kufi, e cila nuk i ka lejuar qytetarët që shkojnë nga Shqipëria për të kaluar, me pretendimin se nuk ka mbërritur ende asnjë urdhër nga autoritetet në Shkup. 

Asnjë person që tenton të kalojë në Maqedoni vetëm me kartë identiteti nuk ka mundur të kalojë gjatë ditës së sotme. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet maqedonase nuk zbatojnë marrëveshjet zyrtare të arritura midis dy shteteve, ose në raste të tjera, marrëveshjet janë zvarritur. /Start/

                                                                                             2012-04-06 14:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›