E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera Ne Shqiperi 36 mije persona ne varferi ekstreme

PS Fajin e ka Saliu. Ministri i Punes Nuk ua ka fajin Saliu se rriten rrogat

Parlamenti miratoi dje me 71 vota pro ndryshimet ne ligjin Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore. Gjate fjales se tij ne Parlament ministri Spiro Ksera theksoi se ne Shqiperi jane vetem 36 mije persona ne varferi ekstreme dhe sipas strategjise se Ministrise se Punes ne vitin qe vjen kjo shifer do te jete zero.

Ne vitin 2002 popullsia nen nivelin e varferise ishte rreth 800 mije banore 135 mije familje apo 25 e popullsise ndersa ne vitin 2008 12.4 duke pesuar keshtu nje ulje prej 50.

Gjate te njejtes periudhe perqindja e familjeve qe jetojne ne varferi ekstreme pra qe konsumojne me pak se 1 ne dite per person ne 2008-n arriti ne 1.2 nga 3.5 ne 2005-n dhe 4.7 ne 2002-shin tha ministri Ksera. Opozita ne fakt leshoi replika te ashpra ne drejtim te ministrit Ksera per varferine ne vend dhe kerkoi faturen financiare vjetore por edhe pagesat mujore per te gjitha kategorite. Replikat me te ashpra diten e djeshme u bene vetem mes deputeteve te opozites dhe ministrit Ksera. Ju keni filluar fushaten duke theksuar se fajin e ka Saliu. Por nuk e ka fajin Saliu qe rriten rrogat e pensionet dhe ne kete vend behen investime tha ministri Ksera. Skema e re do te pilotohet fillimisht ne disa njesi te qeverisjes vendore te cilat do te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave dhe me pas do te shtrihet ne te gjithe vendin. Ngritja e regjistrit elektronik kombetar te personave qe aplikojne per ndihme ekonomike pagese paaftesie dhe sherbime shoqerore dhe administrimi i tij nga sherbimi social shteteror eshte nje element i ri qe sjell projektligji. Ngritja e bazes se te dhenave mbi kerkuesit dhe perfituesit e skemes se ndihmes ekonomike pageses se paaftesise dhe sherbimeve te perkujdesit per te gjitha njesite e qeverisjes vendore do te lehtesoje punen e agjencive shteterore ne nivel vendor do te rrise saktesine e te dhenave do te realizoje shkembimin ne kohe te informacionit per percaktimin e statusit real te varferise se familjeve aplikuese dhe do te realizoje kontroll me te mire te skemes tha ministri Ksera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›