Rreth 30 mije votues ne qytetin e Shkodres figurojne pa kod banese
Procesi i pergatitjes se zgjedhjeve vendore ne qytetin e Shkodres eshte i rrezikuar. Alarmin e jep Partia Socialiste e qytetit verior e cila ka konstatuar se 30 mije votues ne qytet nuk kane kod banese qe do te thote se le hapesira per abuzime duke krijuar mundesine qe nje person te votoje ne disa qendra votimi. Gjithashtu shqetesuese per PS-ne e Shkodres eshte fakti se 10 e zgjedhesve rreth 9 mije votues nuk u figuron emri ne qendrat e tyre zgjedhore. Duke folur per gazeten Shqip kryetarja e PS-se se qytetit Shkoder Keti Bazhdari eshte shprehur se nga 87 500 votues qe ka Shkodra mbi 30 mije zgjedhesve u mungon kodi i baneses per te cilin Kodi Zgjedhor ne nenin 47 pika 3 vendos detyrimin e pasqyrimit te ketij treguesi ne listat e zgjedhesve. Ky veprim sjell pasoje pamundesine e subjektit politik per verifikimin e saktesise dhe vertetesise se ketyre listave per rreth 40 te zgjedhesve. Per me teper ky numer kaq i larte i ketyre votuesve eshte problematik duke qene sipas tradites se zgjedhjeve te meparshme thuajse i njejte eshte edhe numri i zgjedhesve qe kane shkuar per te votuar ne diten e zgjedhjeve. Kreu lokal i socialisteve shkodrane ka vazhduar me tej ne denoncimin e saj me shqetesimin se ka regjistrime te konsiderueshme te zgjedhesve ne qendrat e gabuara te votimit ne kundershtim te hapur me kerkesat e nenit 62 te Kodit Zgjedhor. Nje veprim i tille sipas Bazhdarit dyshohet te jete i qellimshem dhe selektiv pasi eshte nje numer i konsiderueshem personash rreth 10 e votuesve qe neve na rezultojne qe nuk u del emri ne qendrat e tyre te votimit. Duke folur me tej ne lidhje me problemet qe po hasen me listat e zgjedhesve ne Bashkine e Shkodres qe eshte dhe bashkia me e madhe ne veri te Shqiperise kryetarja e Partise Socialiste ne Shkoder ka folur per Shqip dhe per nje sere problemesh serioze qe kjo force politike pretendente per te fituar ne zgjedhje ka hasur ne listat dhe procesin e pergatitjes se procesit zgjedhur. Keshtu sipas kryetares se deges lokale te PS-se Keti Bazhdari nje tjeter fakt abuziv eshte se ne qytet jane caktuar qendra votimi te pakten 6 lokale private te zgjedhura ne menyre te njeanshme. Nderkohe ne kundershtim me kerkesat e pikes 2 germa A te nenit 62 te Kodit ne listat paraprake per 36 qendra votimi jane regjistruar mbi 1000 mije zgjedhes cka do te thote qe per Bashkine Shkoder duhet te kishim edhe 36 qendra te reja votimi. Kjo shkelje ve ne pikepyetje serioze administrimin ligjor dhe normal te procesit te votimit.