Ksera: Niveli i papunësisë 13.26%. Paga minimale do rishikohet
TIRANE - Në ambientet e Panirit të Punës u organizua Konferenca "Horizonte Punësimi dhe Formimi", ku ishin të pranishëm ministri i Punës Spiro Ksera, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Thoma Miço, nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Jorida Tabaku, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, etj.
Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ministri Ksera bëri të ditur se niveli i papunësisë në vend është 13.26%. Sipas ministrit të Punës, papunësia mbetet problem kryesisht për të rinjtë. Gjithashtu ministri Ksera siguroi se paga minimale do të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Punës dhe pritet të rishikohet së shpejti.
Ministri Ksera, në fjalën e tij e vlerësoi këtë panair si mjaft të rëndësishëm dhe të veçantë në kuadër të programit të qeverisë për uljen e papunësisë.
Panairi i Punës "Horizonte punësimi dhe formimi", që u çel dje pasdite në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, pritet të ofrojë më shumë se 1 mijë vende pune.
Panairi organizohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të Ministrisë së Arsimit, në kuadër të Programit të Qeverisë për Strategjinë e Punësimit dhe Formimit Profesional dhe Strategjisë Evropiane të Punësimit.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorët deri në 2 maj.
(vijon)