E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitutat në Greqi, pas ruses evidentohen raste të tjera me AIDS

Greqi- Lajmi që nxiu fundjaven e grekëve se një prostutitë ruse ishte bartëse e virusit vdekjeprurës HIV/AIDS ka prishur qetësinë e mbi 700 meshkujve.

Madje mediat greke sot raportojnë se rusja që mbillte me qellim vdekjen s’është e vetmja pasi edhe 12 prostituta të tjera janë diagnostifikuar me HIV pozitiv, mes tyre 11 greke dhe 1 bullgare të cilat ushtronin profesionin e tyre në qytetin grek.

Tatiana Nuktoiarova punonte në një bordell ilagal në zonën St.Panteleimon në kryeqytetin grek. Policia tha se ajo e ushtronte profesionn e saj edhe pse ishte e ndërgjegjshme se kishte virusin vdekjeprurës.

Autoritet shpërndanë fotografitë e Tatiana Buktoiarova në media dhe u bënë thirrje klientëve të saj që të shkonin në qendrat e specializuara për të bërë testet nëse ishin infetkuar apo jo. Teksa mësohet se mbi 1000 telefonata kanë mbërritur në qendër për të shprehur shqetësimin se kanë frekuentuar prostituta pa masa mbrojtëse. Si rezulat i hetimeve u zbulua se në më pak se dy ditë 700 njerëz thanë se kishin përdorur shërbimet e këtij bordelli. 15 klientë të Tatianas nuk kanë përdorur kondom gjatë marrëdhenieve seksuale dhe 3 prej tyre tashmë kanë nisur trajtimin profilaktik.

Tatiana u lind më 9 Shtator 1990 dhe një vit e gjysëm më parë u zhvendos për të jetuar në Greqi. Ajo jetonte në lagjen Galatsi dhe punonte në bordellin e sipërpermendur. Sipas të dhënave që disponon shtypi grek rusja e dinte se ishte bartëse e virusit para se të futej në shtetin grek. Megjtihatë, sipas policisë, ajo me vetëdije vazhdoi të ofronte shërbimet e saj të seksit pa mbrojtje. Si rezultat tashmë Tatiana akuzohet për shkaktim dëmi trupor ndaj klientëve dhe perhapje të shthurjes.

Rasti kundër prostitutes ruse ka krijuar një konfuzion në madh në opinionin publikun grek. Në njerën anë qendron pyetja se si një shtëpi publike e mbyllur tre herë për shkak të standarteve të keqia shëndetësore, vazhdonte dhe operonte. Dhe nga ana tjetër sesi meshkujt nuk përdorin kondome kur vitiojnë një bordello.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›