E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet e Juridikut: Jo pershtatje me ciklin 3+2

Studentet vitit te trete te Drejtesise ne Universitetin "Ismail Qemali", kane bojkotuar per nje ore mesimin gjate dites se djeshme, ku kane kerkuar ndryshimin e sistemit te studimit. Sipas tyre, aplikimet per te nisur keto studime jane bere per ciklin 3+2, ndersa vetem kete vit, u eshte thene se do te marrin diplomen ne fund te perfundimit te shkolles. "Sipas urdhrit te rektorit thuhet qe duhet te plotesohen 22 programe, ndersa ne kemi plotesuar 25 programe vetem me dy vitet e para te shkolles. Edhe 8 programe qe jane kete vit ne shkojme me 33 qe nuk eshte e mundur. Ndaj kerkojme te rikthehet edhe nje here sistemi i vjeter i studimit" kane pohuar studentet e drejtesise, gjate protestes se djeshme. Nderkohe pak kohe me pare ata kane nisur nje peticion krereve me te larte te shtetit dhe rektorit te UV-se, Tanush Shaksaj. Ne peticion thuhet se: Jemi informuar se eshte marre nje vendim nga senati i Universitetit (vendim qe nuk mund ta gjenim pavaresisht kerkeses tone) se studentet qe aktualisht kane me pak se 160 kredite dhe studentet qe aktualisht jane ne vitin e trete, do te pershtaten me sistemin e ri dhe do te pajisen me Diploma te Nivelit te Pare. Ne mendojme se ky vendim eshte nje vendim i nxituar, dhe ne kundershtim me ligjin nr. 9741, date 21.5.2007 "Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise" i ndryshuar me ligjin nr. 9832, date 12.11.2007 dhe me udhezimet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences.

Kerkesat

1. Te hiqet kufizimi per studentet e vitit te katert, qe kane me pak se 160 kredite dhe t'u krijohet mundesia qe edhe keta studente te pajisen me DIND.

2. Per studentet qe kane filluar vitin mesimor ne vitet 2007-2008 dhe qe sot jane studente te vitit te 3-te dega Drejtesi, t'u krijohet mundesia per vazhdimin e vitit te katert.

3. Nxjerrjen e nje udhezimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per Universitetin e Vlores ku te citohet: "Studentet qe kane filluar ciklin mesimor per vitin 2007-2008 te pajisen me diplome DIND pas perfundimit te studimeve universitare te ciklit 4-vjecar"

4. Unifikimin e programeve akademike per keto kurse studentesh me Fakultetin e Drejtesise ne Tirane dhe Universitetin e Vlores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›