Ksera Regjistrimi i popullsise nuk ka arsye per bojkot nga ana e minoritetit
Ministri i Punes dhe eshtjeve Sociale Spiro Ksera nga Gjirokastra doli kunder qendrimeve te kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule per te mos marre pjese ne procesin e regjistrimit te popullsise. Si pjese e grupit per regjistrimin e popullsise ministri dhe deputeti i PD-se Spiro Ksera tha se nuk ka arsye per bojkot prandaj qeveria eshte e vendosur per te vazhduar me procesin sipas ligjit dhe per te filluar me 1 tetor censusin ne te gjithe vendin duke u vetedeklaruar per te gjitha kerkesat e anketes duke plotesuar keshtu nje detyrim qe rrjedh nga konventat nderkombetare dhe si nje e drejte kushtetuese per qytetaret ne pergjithesi dhe minoritetet. Ksera pranoi se per kete proces ka pasur debate dhe kundershtime nga grupe te ndryshme por keto sipas tij vinin nga pozita dhe fryma nacionaliste per te krijuar perfitime politike. Demokracia ne Shqiperi tashme eshte maturuar dhe shpreh bindjen se censusi do te zhvillohet normalisht ne nje klime pozitive ku qytetaret do te deklarohen te lire dhe pa u ndikuar nga askush tha ministri. Lidhur me deklarimet dhe qendrimet e kreut te Partise se te Drejtave te Njeriut Vangjel Dule se procesi i regjistrimit shkel rende te drejten e konfidencialitetit gjate vetedeklarimit Ksera tha se procesi do te realizohet ne perputhje te plote me ligjin dhe se ky ligj eshte miratuar ne Parlament dhe gjate gjithe procedures se diskutimit dhe miratimit te draftit nuk ka pasur asnje kontestim. Kur ligji u miratua ne Parlament disa deputete dhe forca politike u veteperjashtuan dhe nuk moren pjese ne debat gje qe nenkupton se ata nuk e kane shume seriozisht sot kur ngrihet dhe kercenojne me bojkot apo kerkojne shtyrjen 6 muaj te procesit te regjistrimit. Keto jane manovra per te perfituar politikisht nenvizoi deputeti dhe ministri Spiro Ksera.