E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefat e diplomacisë në Tiranë, zbardhet axhenda

TIRANË Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë të hënën, Shqipërinë, për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Zyra e shtypit e Komisionit Europian në Tiranë ka zbardhur edhe axhendën e dy ministrave. Sipas njoftimit për shtyp, dy ministrat fillimisht do të takohen me Zv.kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, më pas, me kryeministrin, Sali Berisha. Axhenda do të vijojë me një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, tek zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Në mesditë, dy ministrat do të takojnë Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe më pas, do të jepet edhe një konferencë për shtyp mbi vizitën e zhvilluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›