E Diel, 1 Nëntor 2026

Magjistratura Konomi korrekt dhe i matur

Gjyqtari ishte bere magjistrat ne vitin 2004

Shkolla e Magjistratures nepermjet nje njoftimi per shtyp shprehu indinjate dhe hidherim per humbjen e jetes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ne njoftimin per shtyp theksohet se si nje ish-magjistrat i diplomuar prej kesaj shkolle ne vitin 2004 Skerdilajd Konomi perfaqesonte nje nga magjistratet e evidentuar per komunikim dhe sjellje qytetare per korrektese e maturi ne veprime e vendime. Ky akt i shemtuar qe ka shokuar cdokend shenon nje nga goditjet me te ashpra ndaj shtetit ligjor dhe sistemit te drejtesise theksohet ne njoftim. Ne kete kuader Shkolla e Magjistratures i beri thirrje organeve kompetente te perqendrojne te gjitha kapacitetet e tyre njerezore dhe teknike per te zbardhur shkaqet e kesaj ngjarjeje te rende dhe autoret e saj. Drejtuesit e kesaj shkolle kerkuan nga qytetaret shqiptare bashkepunim per evidentimin e krimit dhe dhenien e informacioneve qe mund te lehtesojne e mundesojne zbardhjen e kesaj ceshtjeje. Ne njoftim behet thirrje qe perfaqesuesit e trupes se drejtesise nuk duhet te dekurajohen nga ky krim i rende. Te gjithe ish-magjistrateve qe punojne si gjyqtare e prokurore ne mbare Shqiperine si dhe kandidateve per magjistrate qe vazhdojne studimet per tu bere gjyqtare e prokurore u ben thirrje te mos dekurajohen ne ushtrimin e detyres se rendesishme per dhenien e drejtesise duke ruajtur e forcuar mbi te gjitha integritetin e tyre moral e qytetar dhe detyrimin per zbatimin e drejte e te ndershem te ligjit perfundon deklarata e Shkolles se Magjistratures.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›