Ksera:Prioritet eleminimi i punës së fëmijëve

Qeveria shqiptare ka pasur dhe do të ketë në prioritet monitorimin dhe eliminimin progresiv të fenomenit të punës së fëmijëve, duke koordinuar në të gjitha nivelet për hartimin dhe përmirësimin e kuadrit të nevojshëm politik dhe ligjor. Kështu është shprehur ministri i punës Spiro Ksera gjatë një takimi të realizuar me rastin e ditës ndërkombëtare për eliminimin e punës së fëmijëve që është me 12 qershor.
Ndërkohë zv ministrja e arsimit Nora Malaj theksoi se ministria e arsimit ka nje hartuar një plan veprimi i cili do të ndihmojë në zbutjen e këtij problemi.
Në fund, u bë prezentimi i rekomandimeve që dolën në këtë takim për Udhërrëfyesin Shqiptar kundër Punës së Fëmijëve, ndër të cilat, ishin përafrimi i moshës së arsimit të detyruar me moshën minimale për punë, rishikimin e kuadrit ligjor dhe dokumentave politikë ekzistues, forcimin e strukturave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe rishikimin e korrikulave shkollore të arsimit të detyrueshëm.