E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësit e bashkisë dhurojnë gjak

Stafi i bashkisë së Tiranës për të shtatin vit radhazi i është bashkuar fushatës për dhurimin vullnetar të gjakut me slloganin "dhuroni gjak shpëtoni jetë". Në bashkëpunim me kryqin e kuq shqiptar dhe qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut administrata e bashkisë, policia bashkiake si dhe vet kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama kanë dhuruar gjak në ambientet e ketij institucioni. Rama ndërkohë dha dhe një apel që të gjitha institucionet t'i bashkohen kësaj nisme, për të ndihmuar personat në nevojë, e sidomos fëmijët.

Sipas Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet dhurimit të gjakut, ky institucion ndihmon për sigurimin e sasive të konsiderueshme të gjakut por edhe për të sensibilizuar opinionin publik për nevojën e këtij akti human.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›