3 ditët e Prizrenit që "tronditën" shqiptarët
Për tre ditë nga 10 deri në 13 qershor Prizreni po përjeton në mënyre simbolike qytetin që mblodhi shqiptarët në të gjitha trojet. Në 132 vjetorin e lidhjes banorët e qytetit ku fliten tri gjuhë, tregojnë së me hapjen e rrugës Durrës-Kukës Prizreni është shndërruar në metropol duke marrë vendin që meriton.
Brenda oborrit të shtëpisë muze të lidhjes, i njohur si oxhaku i nacionalizmit dhe bashkimit kombëtar të drejtuar nga Iljaz Pashë Dibra ose Qoku, pelegrinët e poezisë mbërritën nga mbarë trojet në festivalin ndërkombtar të poezisë. Poeti dhe Këshilltari në MTKRS Bardhyl Londo dhe poetë si Uk Bucpapa vlerësuan kryeqytetin historik të shqiptarisë me vargjet e tyre.
Kalaja e Prizrenit dhe ura dy simbolet e krenarisë dhe komunikimit qëndrojnë të stolisura me flamurin e kombit shqiptar. Eventet kulturore pas koncertit festiv të mbrëmshëm po vijojnë me sesionin letrar "Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Letrat shqipe",Koncerti në shadërvan me grupet rinore dhe grupin e baletit "Art Helix". Ndërsa të shtunën Prizreni rezervon Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, Përurimin e Kompleksit të NATOs, në Bazhdarhane, do të vijojë akademia solemne në shtëpinë e kulturës për nder të 12 qershorit si dita e çlirimit të Prizrenit nga okupatori serb, si dhe nderimin e shtatoreve të dëshmorëv të Luftës së Kosovës tek Monumenti i Lirisë duke u finalizuar me Koncertin e Lirisë në mbrëmje në sheshin e kryeqytetit historik.